DYLON

Shtyhet për dy jave mbledhja e gjashte e Kuvendit Komunal të Vitisë

Shtyhet për dy jave mbledhja e gjashte e Kuvendit Komunal të Vitisë
Avatar photo Redaksia

Mbledhja e gjashtë e Kuvendit Komunal të Vitisë është ndërprerë dhe shtyrë për dy javë, pas dy pauzave të kërkuara për konsultime lidhur me pikën e rendit të ditës për propozim vendimin për dhënie në shfrytëzim të një prone komunale në fshatin Devajë.

Ndonëse seanca kishte nisur në orën 10:00, pas diskutimeve për rendin e ditës, me propozim të zv.kryetarit të komunës Hasan Aliu, u kërkua që të shtyhen dy pika të parapara, përfshirë edhe propozim vendimin përfundimtar për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale në Devajë.

EkoHigjiena

Pas pauzës së parë për konsultime të grupeve parlamentare, seanca ishte shtyrë për në orën 13:00, mirëpo edhe pas konsultimeve të mëtejshme, kryesuesi i Kuvendit Komunal, Bekim Azizi, vendosi ta shtyjë mbledhjen për dy javë, me arsyetimin që t’u jepet hapësirë procedurave ligjore dhe interpretimeve përkatëse.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.