DYLON

Shtyhet ndeshja Drita – Llapi

Shtyhet ndeshja Drita – Llapi
Avatar photo Redaksia

Ndeshja e mbetur e javës së parë, Drita – Llapi, e paraparë të zhvillohej të shtunën, është shtyrë për më vonë, njofton Federata e Futbollit të Kosovës.

“Arsyeja e shtyrjes së kësaj ndeshjeje është bërë me kërkesë të Llapit, skuadër e cila i ka dy lojtarë të angazhuar me Kombëtaren U21 për ndeshjet kundër Austrisë dhe Andorrës dhe në bazë të Rregullores së Garave klubi që jep dy apo më shumë lojtarë në ekipet kombëtare atëherë kërkesa për shtyrje të ndeshjes i aprovohet”, është thënë në njoftimin e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Komisioni i Garave së shpejti do të caktojë një termin të ri për këtë ndeshje.

EkoHigjiena

Ndërkohë, ndeshja tjetër e mbetur Drita-Trepça’89 do të zhvillohet në terminin e paraparë, më 14 tetor, në orën 14:00.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.