DYLON

Shtyhet afati për pagesën e tatimit në pronë për vitin 2026

Shtyhet afati për pagesën e tatimit në pronë për vitin 2026
Avatar photo Redaksia

Zyra e Tatimit në Pronë e Drejtoratit për Buxhet dhe Financa në Komunën e Gjilanit, njofton se Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, ka vendosur të shtyjë afatet për tatimin në pronë për vitin 2026.

Bazuar në vendimin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve nr. 03/2026 të datës 29.01.2026 është bërë shtyrja  e lëshimit të faturave të tatimit në pronë deri më datë 31 mars .2026.

EkoHigjiena

Derisa afati i pagesës për këstin e parë deri më 30 qershor 2026.

Ky vendim siguron më shumë kohë për përmbushjen e detyrimeve tatimore dhe zbatimin e ligjit në mënyrë të drejtë.

Ndërsa afati i dytë i pagesës mbetet i njëjtë siç parashihet në ligjin 06/L-005 neni 23 paragrafi 1, datë 30 shtator i vitit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.