DYLON

Shtyhet afati i dorëzimit të plikove me kuponë fiskal

Avatar photo Redaksia

Administrata Tatimore e Kosovës, përmes një komunikate për media njofton se shtyhet afati i dorëzimit të plikove me Kuponë Fiskal, deri me datën 05 shkurt 2016. Afati i paraparë i dorëzimit të plikove me Kuponë Fiskal të grumbulluar gjatë muajve Tetor, Nëntor dhe Dhjetor, ishte nga data 01 Janar 2016 deri më 31 Janar 2016.

“Meqenëse ATK ka evidentuar se deri me datë 31 Janar 2016 kanë aplikuar një numër i konsiderueshëm i qytetarëve, të cilët ende nuk i kanë dorëzuar plikot me Kuponë Fiskal, ATK do t’ju mundësojë që edhe gjatë javës së parë të muajit Shkurt 2016 t’i dorëzojnë plikot e tyre në cilëndo zyre regjionale të ATK-së”, thuhet në komunikatë.

EkoHigjiena

ATK, do të pranoj vetëm plikot me Kuponë Fiskal të qytetarëve, të cilët kanë aplikuar për rimbursimin e mjeteve deri me datën 31 Janar 2016.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.