(2LONLINE) – Lidhur me vërshimet e ditëve të fundit në Komunën e Vitisë, zëvendëskryetari i kësaj komune, Hasan Aliu ka përmendur angazhimet e institucioneve për të minimizuar dëmet nga vërshimet.
Shtrati i lumit “Morava” vërshoi mbi 500 hektarë tokë bujqësore, si dhe përveç kësaj ka pasur edhe dëme në ekonomi familjare. Është formuar një komision për vlerësimin e dëmeve i cili së shpejti do të del me një raport lidhur me dëmet e shkaktuara.
“Ne kemi bërë përpjekje që të jemi pranë qytetarëve tanë dhe atë në mundësitë që edhe kemi, po ashtu kemi bërë evakuimin e disa familjeve në fshatin Budrikë të cilët ishin të rrezikuar, kemi qenë të mobilizuar duke filluar nga Institucionet Komunale, zjarrfikësve dhe Kryqit të Kuq të Vitisë” u shpreh Aliu.
Ai tha se komuna gjatë këtyre ditëve ka bërë disa intervenime për hapjen e kanaleve të mbyllura dhe atë në disa fshatra dhe këtë sipas tij me qëllim që të zvogëlohen dëmet nga vërshimet.
Zëvendëskryetari Aliu tha se Komuna është duke bërë përpjekje që të bëjë një zgjidhje afatgjatë saj për këtë vërshimeve që shkaktohen si pasoj e daljes së ujit nga shtrati i lumit “Morava” por këtë sipas tij duhet të gjenden donatorë pasi që ky projekt kapital ka një kosto të lartë financiare. /2lonline/