DYLON

Shtoni konsumimin e perimeve të gjelbra

Avatar photo Redaksia

Hulumtimet e fundit nga Britania e Madhe zbulojnë se nitrati, substancë të cilën e hasim në perimet e gjelbra (spinaq,lakër,lakër jeshile),mund të ndikojë në uljen e rrezikut për mbipeshën dhe diabet.

Në hulumtim, të cilin e kishte udhëhequr dr. Andrew Murray, është zbuluar se nitrati mund ta zvogëlojë lirimin e eritropoetinës, hormon i cili rregullon numrin e qelizave të bardha të gjakut. Numri i tepërt i qelizave të gjakut mund të shkaktojë trashjen e tij. Kjo do të thotë se organet e trupit dhe indet nuk kanë sasi të mjaftueshme të oskigjenit, sepse gjaku nuk mund të qarkullojë si duhet nëpër trup, shkruan Fermaime.com

EkoHigjiena

Hulumtimi i tyre ka treguar që konsumimi i ushqimeve të pasura me nitrat mund të ndihmojë në parandalimin e krijimit të droçkave të gjakut, që është shumë e rëndësishme për shëndetin e sistemit kardiovaskular.

Ushqimet që janë të pasura me nitrat, mund të ndihmojnë edhe në parandalimin e shtypjes së lartë të gjakut, droçkave, si dhe sulmit në zemër dhe në tru.

Nitrati nxit zgjerimin e enëve të gjakut dhe në këtë mënyrë përmirëson qarkullimin e tij. Nitrati do të mbrojë proteinat në indin e zemrës, që janë kyçë për kujdesin e shëndetit të zemrës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.