Diabeti i tipit 2 në të vërtetë është gjendje afatgjatë mjekësore, e cila mund të ndikojë në mënyrë drastike në cilësinë e jetës. Diabeti i tipit të këtillë do të thotë që pankreasi nuk mund të prodhojë mjaft insulinë dhe të kontrollojë nivelin e sheqerit në gjak.
Mirëpo, përshtatja e ushqimit është shumë e rëndësishme. Njëra ndër erëzat e cila ndihmon dukshëm është kanella.
Fjala është për erëzën natyrale e cila përdoret në zierje dhe pjekje të ushqimeve, ndërsa e gjitha ka të bëjë me kontrollin e diabetit.
Studimet kanë treguar që kanella mund të përmirësojë nivelin e glukozës dhe të shtojë ndjeshmërinë ndaj insulinës.
Marrja ditore e një, tre apo gjashtë gramëve është treguar që zvogëlon kolesterinën “e keqe” pas 40 ditëve të konsumimit, ndërkaq pikërisht kolesterina është përgjegjëse për sëmundjet e sistemit kardiovaskular.