DYLON

Shtohet numri i gjobave krahasuar me ditët paraprake, në 24 orët e fundit shqiptohen mbi 2 mijë e 700 sosh

Shtohet numri i gjobave krahasuar me ditët paraprake, në 24 orët e fundit shqiptohen mbi 2 mijë e 700 sosh
Avatar photo Redaksia

Duke iu referuar statistikave policore brenda 24 orëve të fundit, në tërë territorin e vendit janë shqiptuar 2 mijë e 723 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.

Policia e Kosovës në raportin e saj ka bërë me dije për 67 aksidente trafiku, 31 me lëndime dhe 36 me dëme materiale, por pa të lënduar, transmeton Portali 2LONLINE.com.

EkoHigjiena

Përndryshe, brenda kësaj periudhe kohore janë arrestuar 25 persona, 15 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 2 në vuajtje të dënimit. /2LONLINE/