DYLON

Shtohet interesimi i qytetarëve vitias për dhurim vullnetar të gjakut

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Qendra Kryesore për Mjekësi Familjare në Viti në koordinim me Qendrën e Transfuzionit të Gjakut në Prishtinë, kanë organizuar sot kampanjën e dhurimit vullnetar të gjakut për qytetarët e komunës së Vitisë me moton “Çdo dhurues i gjakut, është një hero”.

Pikërisht kjo kampanjë ka filluar më 14 Qershor në Ditën ndërkombëtare të dhurimit të gjakut, ndërkohë që atë ditë vetëm është bërë regjistrimi i atyre qytetarëve të interesuar që dëshirojnë të dhurojnë gjak.

EkoHigjiena

Dr. Vjollca Kadolli, tha se me fillimin kampanjë me 14 qershor janë interesuar 20 qytetar, ndërkaq sot ky numër është shtuar në 30 vullnetar dhe besojmë se do të ketë edhe të interesuar të tjerë.

Në hapjen e kampanjës së sotme, ishin të pranishëm edhe kryesuesi i Kuvendit komunal Naim Pira dhe drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Basri Aliu./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.