DYLON

Shtohet fluksi i pacientëve, vlerësohet normale për këtë kohë!

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Ndryshim i i temperaturave, ngritja e tyre në këto muaj të verës, ka bërë që të rritet edhe fluksi i pacientëve që po e kërkojnë ndihmë mjekësore në institucionet shëndetësore, qofshin publike a private në Komunën e Gjilanit. E me telashe shëndetësore po atakohen veçmas fëmijët, sikundër edhe mosha e shtyrë, e sidomos ata me sëmundje kronike.

Sipas drejtuesve të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), ngritja e fluksit të pacientëve është normale për muajt e verës e sidomos në muajt korrik e gusht, por se janë ndërmarrë të gjitha masat që ky fluks të përballohet pa ndonjë problem.

EkoHigjiena

Fejzullah Berisha, drejtor i QKMF-së ka bërë me dije për portalin 2L ONLINE, se muajt e nxehtë kanë rritur numrin e atyre që e frekuentojnë QKMF-në dhe qendrat tjera të Mjekësisë Familjare si dhe punktet shëndetësore për të kërkuar ndihmën e mjekut dhe se sipas tij janë fëmijët dhe mosha e vjetër, sidomos të sëmurit kronik, që kërkojnë tretman.

Berisha tha se nuk ka vend për shqetësim pasi është e pritshme që në këtë kohë me temperatura më të larta të ketë shtim të numrit të qytetarëve që kërkojnë ndihmën e mjekut, por se ai shtoi se stafi i QKMF-së, por edhe i qendrave tjera mjekësore dhe i punkteve është i përkushtuar maksimalisht që të jetë në shërbim të përhershëm të qytetarëve, andaj ata asnjëherë nuk duhet të hezitojnë, por duhet t’i kërkojnë shërbimet e mjekut, sa herë që kanë nevojë për to, sepse ato do tu ofrohen shpejtë e me cilësi.

Berisha i ka rekomanduar qytetarët që t’i shmangen ekspozimit të temperaturave të larta sidomos mes orëve 11:00-17:00. Kjo vlen sidomos për të moshuarit, fëmijët dhe personat me probleme shëndetësore të cilët duhet të qëndrojnë në vende të freskëta, të freskojnë pjesët e trupit dhe të përdorin ujë natyralë dhe sa më shumë lëngje.

Përndryshe, tek rastee paraqitura, janë evidente ato që për rrjedhojë kanë shkaktimin e tugut – të vjellurave dhe barkqitje, si rrjedhojë e ndonjë helmimi, e ku më tepër janë të atakuar fëmijët. Ata marrin trajtimin e duhur, ndërsa nëse ka raste më të rënda, referohen për Spitalin Rajonal.

Prandaj, drejtori i QKMF-së Fejzullah Berisha kërkon nga qytetarët të kenë kujdes në përdorimin e ushqimit, ku produktet duhet të jenë të freskëta dhe të kujdesen shumë për higjienën e duarve kur të hanë, por edhe të asaj që e konsumojnë, e cila po ashtu duhet shikuar të jetë me afat të përdorimit.

Përndryshe, si masë e ndërmarrë në këtë kohë kur kemi më tepër pacientë, Berisha ka përmendë atë në kujdestarinë e natës, ku tani kemi tre mjekë, e ku janë ndarë fëmijët nga të rriturit, me të cilët merret mjeku përkatës. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.