(2L ONLINE) – Nuk e di tani më se cili dimër është ky i tanishmi, gjatë të cilit njerëzia e posaçërisht fëmijët duhet të trishtohen nga qenët endacakë si i quajnë ata më të “kulturuarit”, e llaskucë si i quajnë populli në zhargonin e tyre. E potencova dimrin sepse është kjo stina kur këto “bisha’ të pa zot janë në kulmin e egërsisë së tyre. Dhe gatishmëria e tyre për të sulmuar njerëzit, është shumë e lartë e atë mu këtyre ditëve.
E mos të futemi ma thellë në analizimin e rrethanave përse mu në këtë kohë ata janë më të rrezikshmit, sepse me këtë punë do duhej të merren ata që janë më të thirrurit…ndonjë psikolog qensh… Por ashtë e çuditshme neglizhenca e organeve përgjegjëse, e se si shkojnë vitet dhe ngjarjet tragjike radhiten në kronologjinë e vdekjeve gati të përvjetëshme tragjike e s’ka kush që merret ma seriozisht me këtë gjë. Ata që janë kompetentë veç shfrytëzojnë momentin e ndonjë rasti tragjik sa për të dalë para mediave dhe për të llomotitur se diçka qenka duke u punua e këtej ne sidomos ne prindërit e fëmijëve që kemi në shkollë rimë me “veshë në krahë” si thonë, duke u trishtuar për çdo moment , që fëmijët tanë janë jashtë mundësisë së kujdesit tonë!
Ja ku po ua them juve që s’qani kaptinën për këtë punë se është shumë e trishtueshme dhe e rëndë, kjo gjendja e prindërve që lusin zotin të mos u ndodhë gjë e keqe fëmijëve të tyre. Ata as kanë mundësinë e dikujt që i ka fëmijët në të sigurt si puna e këtyre pushtetarëve tanë që nuk qajnë kaptinën për hallet tona por vetëm për të tyret. Por këta njerëz, ia lënë fëmijët e tyre shpresës së mirë se nuk do u ndodhë diçka e keqe. Fëmijët e tyre marrin udhë goxha të largëta për të shkuar në shkollë. Një çantë të rëndë në shpinë,me një shok apo vetëm qajnë lloçin e udhëve si dhe trishtohen nga tufat e shumta të qenve që hasin gjatë udhëtimit të tyre deri në shkollë. Prindi i shkretë a të merret me sigurimin e kafshatës së gojës a të i shkojë fëmijës së tija mbrapa.
Ay nuk ka as kerr sa për ta ofrua fëmijën e tij deri te shkolla dhe edhe nëse ka nuk e ka luksin dhe kohen e dikujt tjetër, se ay mund të i ketë edhe disa fëmijë tjerë që dojnë kujdesin. Si e thamë më lartë, këta qenë paraqesin rrezik për çdo njeri që u kalon nga territori i tyre.
“Isha tue ecë udhës për qendër aty kah vorret, kah ora dhjetë e mëngjesit, vetëm dhe për nji çast anej kah vorret dul nji qen si ata të sharrit, i madh dhe pa nji pa dy mu fluk e drejtë në mu.-po më thoshte plaku mbi 70 vjeq.-Por për fatin tim atypari kapërceu nji kerr me targa diku nga anej nga Presheva dhe e pashë me sytë e mi kur deshti me e rrokë me kerr qenin e me e mytë. po nuk mujti me e rrokë ma shumë. Por kryesisht qeni iku.-vazhdon plaku.- E nali kerrin ay djali e më mori n’kerr mu dhe më tha a je mirë axhë. Se e pashë qenin që të sulmoj e në atë qast i dhash kerrit ma shpejtë e thash ta mys dreqin.-More na trishtunë,thot plaku -edhe kujt s’asht kah ja nin. Po çfar shteti asht ky more me tu shetitë qentë nëpër qytet tufa- tufa edhe kujt si ban përshtypje kjo!?? Pasha zotin ky farë shteti veç për qent ish kanë i mirë. Përpara jua bajshin qaren diqysh. E tash kishe demokraci e do ligje t’leshit, na po hjekmi e qentë pe gzojnë demokracinë. Po të sulmojnë, po i shkyejnë fëmijët për së gjalli, pi trishtojnë fmijtë e kush merr masa kundra tyne. Ata prap shetiten si shefa nëpër pikë të qytetit. E pasha zotin bre mixhë me ba vaki unë veq ni shpull me ja hi naj kuj beteri bahet. Po du me thanë qekjo demokracia jonë dhe qyky shteti jonë ish kanë për qent ma i mirë se për neve. Na të shkretit tana antë të sulmum e kush s’na i kanë hallin. Tehy bre shtet i qenve, koka kanë!”
Çka të i shtojmë kësaj! E di se mund edhe të keqkuptohet titulli por ky është realiteti për momentin. Dhe ne jemi të thirrur që mu atë ta nxjerrim në shesh! E realiteti ashtë se ka vite që thuhet se do ndërmerren masa kundra qenve endacake e në të vërtetë asgjë nuk po ndodhë, përveç rasteve tragjike që po shtohen dhe po na trishtojnë!
/Xhelil ARIFI/2L ONLINE/