DYLON

Shteti i painformuar për vrasjen e zyrtarit të AKI’së në Siri

Avatar photo Redaksia

Shteti i painformuar për vrasjen e zyrtarit të AKI’së në Siri. Informacionet e publikuara në media për dekonspirimin dhe vrasjen e një bashkëpunëtori të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës në luftën e Sirisë, mbesin ende të pa konfirmuara nga institucionet kosovare. Të mërkurën askush nga mekanizmat shtetërorë nuk ka reaguar përkitazi me raportimet për një rast të tillë.

Gazeta Tribuna ka bërë përpjekje që të kontaktojë me kreun e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI), Bashkim Smakaj, po kontakti më të ka qenë i pamundur. Ndërsa ministri në largim i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ka thënë se nuk ka informacione sa i përket dekonspirimit dhe vrasjes së bashkëpunëtorit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës.

EkoHigjiena

“Nuk jemi në dijeni dhe kjo nuk është punë e jona. Agjencia Kosovare e Inteligjencës është agjenci e pavarur. Nuk është kompetencë e imja. AKI-ja i përgjigjet Kuvendit dhe jo Ministrisë së Punëve të Brendshme”, ka thënë Rexhepi.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.