DYLON

Shteti i Kosovës mbështetë financiarisht Koalicionin Global Kundër ISIS

Shteti i Kosovës mbështetë financiarisht Koalicionin Global Kundër ISIS
Avatar photo Redaksia

Ministri i Financave Bedri Hamza, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie në emër të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit me të cilin Shteti i Kosovës mbështetë financiarisht Koalicionin Global Kundër ISIS.

Ky memorandum përveç që implementon vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës me nr. 14/09 të datës 20 tetor 2017, dëshmon edhe për marrëdhëniet tona të shkëlqyeshme dhe bashkëpunimin e ngushtë në interesa strategjike të përbashkëta. Kosova përmes këtij memorandumi është rreshtuar edhe financiarisht në përkrahje të Koalicionit Global Kunder ISIS, dhe do të jetë e gatshme që t’i përgjigjet edhe në forma tjera bashkëpunimit, përfshire rrugëve të ofrimit të ndihmës humanitare, ofrimin e ekspertëve për pastrimin e fushave nga mjetet e rrezikshme, ashtu siç është paraparë me vendimin e Qeverisë së datës 20 tetor 2017.

Ministri Hamza u shpreh i lumtur që Kosova ka arritur këtë fazë të zhvillimit që t’i ofrojë mbështetje financiare Koalicionit Global Kundër ISIS, dhe me këtë është rreshtuar krah shteteve mike që e kanë ndihmuar dhe po e ndihmojnë Kosovën, për çka ne i jemi shumë falënderues për këtë histori suksesi.

EkoHigjiena

Ambasadori Amerikan në Kosovë Greg Delawie me këtë rast tha që ai është i kënaqur me faktin që Republika e Kosovës e riafirmoi angazhimin e saj në Koalicionin Global Kundër ISIS. Ai shtoi që bashkëpunimi është kyç për luftimin e ekstremizmit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.