Shtetet më të fuqishme në botë, kjo është lista
Çdo vit “US Neës” dhe “World Report” publikojnë listën se cilat janë shtetet më të fuqishme të botës. Nuk do zhgënjeheni aspak nga lista, pasi të gjithë e presin se SHBA është superfuqia më e madhe në botë.
Në vlerësim janë marrë 80 shtete, duke marrë në konsideratë një sërë kriteresh, nga historia kulturore te cilësia e jetesës. Një tjetër element i rëndësishëm ishte edhe “fuqia”, e cila përcaktohet si ekonomikisht, politikisht, si dhe në bazë të aleancave ndërkombëtare dhe ushtarake.
Këtë vit ka edhe surpriza, ku njëri prej tyre është edhe Pakistani, i cili renditet para shteteve me emër si Spanja apo edhe të tjera. Kjo gjë ka ardhur si pasojë e numrit të madh të popullsisë dhe moshës së re të saj, të paktën kështu paraqitet në këtë raport.
10 shtetet më të fuqishme janë:
SHBA
Rusia
Kina
Gjermania
Britania
Franca
Japonia
Izraeli
Arabia Saudite
Koreja e Jugut
