DYLON

Shtetet joanëtare në OKB mund të pranohen në UNESCO

Avatar photo Redaksia

Anëtarësimi në UNESCO nuk është i kufizuar vetëm për vendet që janë anëtare të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Kosova ka paralajmëruar se do të aplikojë për anëtarësim në UNESCO, njërën nga 16 agjencitë e specializuara të Kombeve të Bashkuara e cila fushëveprimin e saj e ka në përcaktimin e trashëgimisë botërore krahas promovimit të bashkëpunimin midis vendeve anëtare në fushën e arsimit, shkencës, kulturës, komunikimit dhe informimit, transmeton RTK.

Ka disa vjet që Kosova është anëtare e dy agjencive të specializuara shumë të rëndësishme të Kombeve të Bashkuara: Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.

EkoHigjiena

UNESCO ka selinë qendrore në Paris të Francës, një buxhet vjetor prej afër 330 milionë dollarësh dhe me një staf prej 2 mijë vetash në 65 zyra të ndryshme anekënd botës.

Aktivitetet e UNESCO-s financohen përmes një kombinimi të kontributeve të përcaktuara për shtetet anëtare për buxhetin e saj të rregullt, si dhe kontributeve vullnetare. Kontribuuesi më i madh i buxhetit të UNESCO-s janë SHBA me rreth 22 për qind, mirëpo për shkak të pranimit të Palestinës në organizatë, Washingtoni ka ndalur këtë kontribut nga viti 2012 duke humbur kështu edhe të drejtën e votës në Bordin Ekzekutiv. Me Palestinën UNESCO ka 195 anëtarë.

Anëtarësimi në UNESCO nuk është i kufizuar vetëm për vendet që janë anëtare të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Sipas kushtetutës së UNESCO-s shtetet që nuk janë anëtare të OKB-së mund të pranohen në organizatë me rekomandimin e Bordit Ekzekutiv dhe me dy të tretat e votave të anëtarëve të pranishëm dhe që votojnë të Konferencës së Përgjithshme. Shumica e vendimeve të Bordit Ekzekutiv të UNESCO-s, përfshirë edhe rekomandimet për anëtarësim, kërkojnë vetëm një shumicë të thjeshtë votash.

Serbia e as Rusia nuk mund të pengojnë anëtarësimin e Kosovës në UNESCO. Kosova do të pranohet nëse merrë shumicën e votës së vendeve anëtare të Asamblesë së Përgjithshme.

Deklaratat e Serbisë kanë të bëjnë kryesisht me kundërshtimin e saj rreth avanacimit ndërkombëtar të shtetësisë së Kosovës e shumë më pak rreth ndryshimit të statusit ‘të pronësisë’ së objekteve bizantino-ortodokse që tashmë janë të përcaktuara si trashëgimi botërore dhe me status nën mbrojtje të UNESCO-s, e që janë në territorin e shtetit të Kosovës.

http://www.rtklive.com/?id=2&r=37019

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.