DYLON

Shtetet e Bashkuara të Amerikës partner kyç për zhvillimin e Kosovës

Shtetet e Bashkuara të Amerikës partner kyç për zhvillimin e Kosovës
Avatar photo Redaksia

Ministri i Financave Bedri Hamza ka pritur sot në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë Greg Delawie, ku diskutuan për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në veçanti në fushën e ekonomisë dhe financave.

Me këtë rast, Ministri Hamza e falënderoi ambasadorin Greg Delawie për bashkëpunimin dhe ndihmën e ofruar gjatë tërë këtyre viteve nga Shtetet të Bashkuara të Amerikës, si partner kyç për zhvillimin e Kosovës, në veçanti për Ministrinë e Financave.

Ministri Hamza gjithashtu e njoftoi ambasadorin amerikan Greg Delawie, për prioritet e Qeverisë për periudhën e ardhshme dhe planin për adresimin e sfidave në fushën e ekonomisë për ruajtjen e rritjes ekonomike dhe ruajtjes së indikatorëve makro fiskal.

EkoHigjiena

“Ne si Ministri e Financave kemi bashkëpunim shumë të mirë dhe gjithëpërfshirës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmes Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, USAID-it dhe Thesarit Amerikan, sidomos në fushën e financave, makroekonomisë, Doganave, Administratës Tatimore, dhe presim që ky bashkëpunim të vazhdoj edhe më tej sepse është shumë i vlefshëm dhe i domosdoshëm për Kosovën” u shpreh Ministri Hamza.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.