DYLON

Shtetasit e huaj kërkojnë viza të Kosovës

Avatar photo Redaksia

Qe një vit e gjysmë Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës ka lëshuar rreth 3000 viza të Kosovës për shtetasit e huaj. Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovë, Artan Behrami, shtetasit e huaj që kërkojnë vizë për Kosovë janë të interesuar që ta vizitojnë atë për shkaqe turistike, vizita në institucionet kosovare e të ngjashme.

Behrami në një emision në Klan Kosova ka thënë se kërkuesit e vizave nga vendet e huaja i nënshtrohen procedurave të rregullta nga MPJ për dhënien e tyre, dhe sipas tij asnjë vizë nuk lëshohet pa u verifikuar i gjithë dokumentacioni dhe biografia e personit që e kërkon atë.

EkoHigjiena

“Aplikimi nuk do të thotë që ata marrin vizën menjëherë. Bëhet i gjithë verifikimi i veprimtarisë së tyre. Ftesa të ardhurat, e gjitha kriteret e tjera. Dhe pastaj vendoset për dhënie të vizës apo jo”, ka thënë Behrami.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.