DYLON

“Shtëpia e Rinisë” e gatshme në janar!

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Udhëheqësi i Njësisë për Rini, i Komunës së Gjilanit, Genc Mustafa, së bashku me stafin e njësisë kanë takuar Xhevat Bajramin. drejtor për Rini në Ministrinë për Kulturë, Rini dhe Sport (MKRS) , me të cilin diskutuan për shumë tema, sfida që të rinjtë e Gjilanit ballafaqohen gjatë realizimit të aktiviteteve rinore.

Gen Mustafa ka bërë të ditur se theks të veçantë iu dha “Shtëpisë së Rinisë”, e cila është e para e këtij lloji në Republikën e Kosovës, e cila financohet nga Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport ku gjatë javës së parë të janarit pritët të inaugurohet dhe të vihet ne shërbim të plotë vetëm për aktivitete Rinore.

EkoHigjiena

Sipas tij, gjatë takimit u diskutua edhe për mundësinë e intensifikimit të bashkëpunimit në mes të MKRS-së dhe Njësisë për Rini, që të rinjve të Gjilanit të ju krijohet hapësirë dhe mbështetje më e madhe nga Ministria që të rrisin pjesëmarrjen në vendimmarrje dhe në aktivitete të ndryshme Rinore.

Drejtori për Rini brenda Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Xhevat Bajrami shprehu gatishmërinë që të rinjtë e qytetit të Gjilanit t’i mbështesë dhe t’ju ofrojë kushte për promovimin e aktiviteteve rinore, ku përmendi që të rinjtë e Gjilanit tani do të kenë më të lehtë që të promovojnë aktivitetet pasi që Shtëpia e Rinisë tani do të krijojë kushte të përshtatshme, dhe si e tillë do të jetë model edhe për qytetet tjera.

“Do t’i përkrahim projektet e Njësisë për Rini dhe të Organizatave Jo-qeveritare që operojnë në Gjilan, duke i mbështetur drejtpërdrejtë si në trajnime të ndryshme, punëtori, pjesëmarrje në fushata avokuse, fuqizimin e vullnetarizmit etj”, ka thënë ai.

Në fund të takimit u diskutua që ligji për vullnetarizëm, me ndryshimet e saj të fillojë të implementohet sa më parë, sepse do të krijonte një motiv shtesë tek të rinjtë vullnetarë me benifitet që parashihen. /2L ONLINE/