(2L ONLINE) – Pjesëtarët e Grupit të Gjilanit “Shtegtarët e Lirë “ (Nazim Ajdini, Jahi Mustafa, Xhevdet Shabani dhe Liridon Basha), që kanë nisur rrugëtimin këmbë Gjilan – Bruksel, kanë arritur në Gospiç të Kroacisë.
Nazim Ajdini udhëheqës i grupit thotë se rruga e tyre sot ishte e gjatë dhe koha me diell, por se vullneti i tyre dhe morali ishte shumë i fortë në rrugëtim, arritën në Gospiç, në vendin ku ekzistonte edhe Brigada e parë Shqiptare në Kroaci.
E, Jahi Mustafa zëdhënës i Grupit thotë se me ndihmën e Gjeneral-Major Esat Qollakut arritën ti takojnë disa shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Gospiç dhe se bashkëbiseda me ta u dha forcë dhe kurajo për të vazhduar tutje rrugëtimin.
Mustafa tha se janë me hsëdnet shumë mirë dhe ndihen të fuqishëm si moralisht si fizikisht dhe se nesër në mëngjes vazhdojnë tutje rrugëtimin për në Otoçac. /2l Online/