DYLON

Shtatë të zhdukur nga orteku në Himalaje

Avatar photo Elife Sherifi

Shtatë persona, përfshirë katër shtetas të Koresë Jugore, janë zhdukur në pjesën veriperëndimore të Himalajeve pasi automjeti me të cilin ishin duke udhëtuar u godit nga një ortek, njoftoi policia lokale.

Zona ku u shemb orteku ndodhet rreth 150 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit të Nepalit, Kathmandu, njoftuan zyrtarët. Ata thanë se ky ortek është nxitur nga reshjet e mëdha të shiut dhe borës.

Autoritetet i kanë dërguar ekipet e kërkimit me katër helikopterë në këtë zonë për t’i kërkuar personat e zhdukur. Ata po ndihmohen edhe nga policia dhe vullnetarët. Megjithatë, kushtet e rënda të motit janë duke e vështirësuar zhvillimin e operacionit.

EkoHigjiena

Ndryshe, mali Annapurna është mali i dhjetë më i lartë në botë me 8091 metra lartësi mbidetare. Ai vizitohet nga mijëra turistë për çdo vit.