Organizata joqeveritare “ProActive” nga Kamenica në bashkëpunim me Drejtorinë Komunale të Arsimit dhe Drejtorinë e Administratës së Përgjithshme, kanë ndarë sot shtatë tablet pë shtatë familje nga Komuna e Kamenicës.
Kryetari Qëndron Kastrati, ka falenderuar OJQ “ProActive” dhe ka thënë se tabletët u janë shpërndarë nxënësve që kanë më së shumti nevojë.
“Edhe për shtatë (7) nxënës së tjerë, u siguruan tabletë për vijimin e mësimit nga distanca. Këto tabletë janë shpërndarë nga organizata “ProActive” përmes projektit “Rikthimi i prosperitetit përmes turizmit dhe trashëgimisë kulturore” dhe Drejtoria Komunale e Arsimit, për nxënësit që kanë më shumë nevojë. Projekti në fjalë është pjesë e Programit Rajonal mbi Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor – ReLOaD qe financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP)”, ka thënë ai.
Përfaqësuesi i OJQ “ProActive”, Lavdim Klaiqi, në bashkëpunin me zyrtarin nga Drejtoria Komunale e Arsimit, Drilon Ramabaja, kanë ndarë këta tabletë për nxënësit e përzgjedhur.
Të dy u shprehën të kënaqur për bashkëpunimin e ndërsjellë në dobi të fëmijëve.