DYLON

Shtatë pika për status special!

Shtatë pika për status special!
Avatar photo Redaksia

Në takimin e përbashkët me Ministren për të Drejtat e Njeriut, Minoritetet dhe Dialog Social, Gordana Çomiq, nga Këshilli Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi ka kërkuar që Qeveria ta zbatojë “Planin 7 pikësh” të miratuar nga Qeveria e Serbisë më vitin 2013.

Postimi i tij i plotë në facebook.

EkoHigjiena

7 PIKA PËR STATUS SPECIAL

Dje, në takimin e përbashkët me Ministren për të Drejtat e Njeriut, Minoritetet dhe Dialog Social, znj. Gordana Çomiq, kërkova që Qeveria ta zbatojë “Planin 7 pikësh” të miratuar nga Qeveria e Serbisë më vitin 2013.

Në prani të përfaqësuesve të OSBE-së dhe Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë kërkova të trajtohen përfshirja e plotë e shqiptarëve në institucionet publike e republikane; Revitalizimin ekonomik; Realizimin e të drejtës në përdorimin zyrtar të gjuhës dhe shkrimit; Ndërprerjen e përndjekjes së ish-pjesëtarëve të UÇPMB-së dhe lejimin e përdorimit të flamurit kombëtar; Decentralizimin në gjyqësi me Gjykatën themelore dhe kundërvajtjeje së bashku me prokurorit përkatëse në Preshevë dhe Bujanoc; Institucionet e ligjzbatimit sipas kompozicionit etnik të strukturës së popullsisë për arritjen e sigurisë së plotë në rajon; Arsim (kompletimi i teksteve mësimore për filloristët dhe fillimi për gjimnazistët, çështja e diplomave, trajnimi dhe licencimi i mësimdhënësve), kulturë (absorbimi i fondeve publike dhe krijimi i përmbajtjeve për promovim identitetit kulturor) dhe informim (përmes transmetuesit publik dhe mundësimin e absorbimit të fondeve nga mediat e Luginës); vizion në shëndetësi dhe masa në sigurim social; janë urgjente për afirmimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

Pasivizimi i vendbanimeve është jo vetëm selektiv, por edhe duhet të ndalet duke i rikuperuar ata që janë fshirë nga regjistrat civil.

Regjistrimi i popullsisë në tetorin e vitit të ardhshëm mbetet një sfidë për shqiptarët e Luginës së Preshevës kërkova të largohen të gjitha pengesat nga viti 2011 dhe të krijohen kushtet për regjistrim edhe elektronik.

Të pranuarit e ekzistimit problemeve dhe diskriminimit edhe mund të nxit ndërmjetësimin e znj. Çomiq për krijimin e hapësirës së nevojshme për implementimin e masave të domosdoshme e urgjente. Edhe pse prezenca në kabinet qeveritar të ministrit z. Vulin me qëndrimet raciste e ksenofobe, tregon për mungesën e kapaciteteve demokratike.

Megjithatë, dialogu tashmë për tetë vite është bllokuar nga Qeveria e Serbisë me përfaqësuesit politik e institucional të shqiptarëve të Luginës. Në këtë mënyrë ka refuzuar të përmbush obligimet nga “Plani 7 pikësh”. Dialogu nuk mund pafundësisht të evitohet. Dialog për të drejtat individuale dhe kolektive, të drejta për barazi e drejtësi, barazi për më shumë liri, liri për autonomi e status special. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.