Nëse jeni shtatzënë. Të fryra të vogla dhe të skuqura në mishin e dhëmbit tregojnë nëse një femër është shtatzënë. Këto të fryra nuk janë të dëmshme, por lidhen me ndjeshmërinë e rritur të gojës, që do të thotë se disa femra kanë nevojë për kujdes shtesë kur janë shtatzëna. “Një herë i thashë një vajze që ishte shtatzënë, kur ajo akoma nuk e kishte kuptuar”, tregon dentisti.
Të fryrat rozë janë shenjë e anemisë. Dr. Sally Cram, këshilltar pranë Lidhjes Amerikane Dentare, pohon se të fryrat rozë mund të tregojnë për anemi te personi që vizitohet. Kur njerëzit kanë mungesë hekuri, mishi i dhëmbëve të tyre e humb ngjyrën normale të kuqe dhe kthehet në rozë apo të bardhë.
Ilaçet kundër depresionit gërryejnë dhëmbët. Antidepresivët shpesh thajnë lëngjet e gojës duke rritur gjasat e prishjes së dhëmbëve. Nëse këto ilaçe ndihmojë shërimin e depresionit, ato ulin nivelin e pështymës, që sillet si një agjent mbrojtës për dhëmbët. Dentistët që e vërejnë këtë problem mund të rekomandojnë spraj për të nxitur pështymën.
Nëse jeni të stresuar apo në ankth. Froum thotë se gjatë provimeve të shkollës së mjekësisë, i vijnë shumë pacientë që ankohen për probleme me mishrat e dhëmbëve, duke iu shprehur se ngjarja i ka ndodhur në çastin më të keq. Ajo që ata nuk dinë, është fakti se çasti i tyre më i keq, e ka nxitur këtë problem. Për shkak se njerëzit e kanë bërë zakon të neglizhojnë kujdesin ndaj dhëmbëve, me rritjen e nivelit të stresit shfaqen edhe problemet.
Infeksionet te dhëmbët dhe te mishi mes tyre, janë shpesh tregues të diabetit. Dentistët mund të jenë diagnostikuesit e parë të diabetit për shumë pacientë që mund të ankohen për infeksion apo dhembje. Një person që ka probleme me sheqerin në gjak, është akoma më i ekspozuar ndaj këtij fenomeni.
Të fryrat e kuqe mund të jenë tregues të sëmundjeve të sistemit imunitar. Sëmundjet të cilat bëjnë që sistemi imunitar të jetë hiperaktiv dhe të shkatërrojë inde të mira, mund të dallohen edhe nga pikat e kuqe te mishi i dhëmbëve. Një rast i tillë është edhe ulcera.
Sëmundjet e zemrës lidhen me problemet te mishrat e dhëmbëve. Personat që kanë probleme me mishin e dhëmbëve kanë më tepër gjasa të vuajnë nga problemet e zemrës. Kërkuesit mendojnë se kjo lidhje mund të jetë për shkak të problemeve me inflamacionin kronik.