DYLON

Shtatë familje u ndihmuan nga “Java Humanitare e Filmit”

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – “Java Humanitare e Filmit”, e cila u mbajtë më 12-15 Korrik 2015 e në të cilin u shfaqen filma shqiptar që kanë fituar çmime ndërkombetare, organizuar nga Qendra e Aktivizimit të Rinisë, në bashkëpunim me Njësinë për Kulturë, Rini dhe Sport në kuadër të ditëve të diasporës, kishte për qëllim rikthimin e kulturës së filmit, promovimin e filmit kombëtar dhe ndihmën e familjeve me kushte të rënda ekonomike.

Me paratë e grumbulluara nga hyrja e cila kishte kushtuar 0.50€, ashtu siç ishte pretenduar, u ble ushqim për familjet në nevojë, derisa me paratë e grumbulluara u arrit të ndihmohen 7 familje.

EkoHigjiena

Ndihma e ofruar ishte me produkte bazike ushqimore si Miell, sheqer, krypë, vaj, oriz, fasulje, patate, makarona, fide, biber, vegetë, qumesht, lëngje dhe llokuma.

Qendra e Aktivizimit të Rinisë i falenderon të gjithë për kontributin e tyre, duke i falenderuar edhe regjisorët që lejuan shfaqjen e filmave të tyre pa pagese./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.