DYLON

Shtatë aktakuza ndaj nëntë personave

Shtatë aktakuza ndaj nëntë personave
Avatar photo Redaksia

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit të shtetit, ka ndaluar tre (3) persona në kohëzgjatje prej 48 orëve, si dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza ndaj nëntë (9) personave.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: Prokuroria Themelore në Gjilan, në dy raste, me urdhër të prokurorit kujdestar, të martën me datë 23 qershor 2026 ka ndaluar tre (3) persona, njëri veprën penale Dhuna në familje nga neni 248 dhe dy të tjerë për veprën penale Lendimi lehtë trupor nga neni 185, i Kodit Penal të Kosovës.

EkoHigjiena

 Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me datë 23 qershor 2026 ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për veprën penale, si në vijem:

– Dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale ‘’Lendim i lehtë trupor‘‘

– Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’ Kanosje ‘‘

– Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’ Vjedhje ‘‘

– Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’ Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge ‘‘

– Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’ Dhuna në familje ‘‘

– Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’ Rrezikim i trafikut publik ‘‘ /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.