DYLON

Shtatë aktakuza kundër tetë personave për vepra të ndryshme penale

Shtatë aktakuza kundër tetë personave për vepra të ndryshme penale
Avatar photo Redaksia

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit të shtetit, ka ndaluar pesë (5) persona në kohëzgjatje prej 48 orëve, si dhe ngritur shtatë (7) aktakuza kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

EkoHigjiena

Prokuroria Themelore në Gjilan, në tri raste të ndryshme me urdhër të prokurorit të shtetit, ka ndaluar pesë (5) persona në kohëzgjatje prej 48 orëve, në njërin rast janë dy (2) persona janë ndaluar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414, dy (2) persona janë ndaluar për veprën penale “Vjedhje e rëndë” nga neni 315, dhe një (1) person është ndaluar për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 i Kodit Penal të Kosovës.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur shtatë (7) aktakuza, kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale ‘’Kanosje ”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale ‘‘Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Vjedhje e shërbimeve ’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Keqpërdorimi i besimit ‘’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit ’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprat penale ‘’Sulmi”, “Kanosja” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.  /2LONLINE/