DYLON

Shtabi Komunal Emergjent mbanë mbledhje, diskutohet gjendja aktuale e krijuar nga Covidi

Shtabi Komunal Emergjent mbanë mbledhje, diskutohet gjendja aktuale e krijuar nga Covidi
Avatar photo Redaksia

Shtabi Komunal Emergjent ka mbajtur mbledhjen e radhës, në të cilën pjesëmarrës ishin: Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, koordinatorja e Shtabit Emergjent, Florentina Kryeziu, Komandanti i Stacionit Policor, Florim Klaiqi, si dhe anëtarët e tjerë të shtabit.

Mbledhjen e hapi i pari i komunës, Kadri Rahimaj, i cili bëri një përmbledhje të gjendjes me pandeminë në Komunën e Kamenicës. Gjatë takimit u diskutua lidhur me situatën dhe gjendjen aktuale në Komunën e Kamenicës, gjendjen aktuale në shkolla, si dhe masat e ndërmarra për parandalimin e përhapjes së virusit.

EkoHigjiena

“Sot ftova në takim anëtarët e shtabit emergjent komunal për menaxhim të pandemisë. Diskutuam lidhur me situatën në përgjithësi, përfshirë këtu edhe shkollat e institucionet tjera. Si dhe u dakorduam se duhet t’i kushtojmë rëndësi edhe mundësisë së përhapjes së variantit të ri të virusit Omicron”, -tha Rahimaj.

Gjithashtu ai theksoi se ditët në vijim do të shtohet inspektimi dhe monitorimi në terren.

“Bashkarisht u dakorduam që ditëve në vijim të shtojmë inspektimet e monitorimet, me qëllim të parandalimit të shpërndarjes së virusit SARS-CoV-2, si dhe gjetjes së mënyrave të reja për vetëdijësimin e qytetarëve rreth variantit të ri”,- shtoi Rahimaj. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.