DYLON

Shtabi Emergjent Komunal mban takimin e radhës, diskutohet për gjendjen në Kamenicë dhe hapat që do të ndërmerren tutje

Shtabi Emergjent Komunal mban takimin e radhës, diskutohet për gjendjen në Kamenicë dhe hapat që do të ndërmerren tutje
Avatar photo Redaksia

Shtabi Emergjent Komunal ka mbajtur një takim ku është diskutuar për gjendjen në Kamenicë lidhur me situatën pas përhapjes së COVID-19.

Në këta takim janë dhënë informacione nga stacioni policor po ashtu edhe nga QKMF, si dhe është diskutuar për hapat që do të ndërmerren ditëve në vijim.

Kryetari njëherësh kryesues i Shtabit Emergjent, Qëndron Kastrati ka thënë se në takim gjithashtu është diskutuar lidhur me lejet e lëvizjes për disa kategori.

EkoHigjiena

“Gjithashtu, diskutuam çështjen e lejeve për lëvizjen e lirë për disa kategori, si bujqëve, personave që punojnë në biznese të liruara për operim nga niveli qendror dhe administratës komunale”, ka thënë Kastrati.

Për ndryshimet e mëtutjeshme lidhur me lejet e lëvizjeve do të njoftoheni me kohë.

Qëndroni në shtëpitë e juaja, mbroni vetën dhe të tjerët.