DYLON

Shtabi Emergjent Komunal diskuton për gjendjen momentale të krijuar në Kamenicë

Shtabi Emergjent Komunal diskuton për gjendjen momentale të krijuar në Kamenicë
Avatar photo Redaksia

Sot gjatë ditës në Kamenicë është mbajtur takimi i radhës nga Shtabi Emergjent Komunal.

Pjesëmarrës në këtë takim ishte Kryetari i Komunës, Qëndron Kastrati, Kryesuesi i Shtabit Emergjent Komunal, Ramadan Basha dhe anëtarët e tjerë të shtabit.

Gjatë këtij takimi u dikutua në lidhje me gjendjen momentale në Komunën e Kamenicës, si dhe për hapat që po merren në parandalimin e virusit COVID-19.

EkoHigjiena

I pari i Komunës, Qëndron Kastrati ka përgëzuar Shtabin Emergjent Komunal si dhe stafin mjekësor të Kamenicës për menaxhimin e kësaj situate.

“Jeni duke bërë punë shumë të mira, duke respektuar të gjitha masat e dhëna nga Qeveria e Instituti Shëndetësor”, ka thënë Kastrati gjatë takimit.

Ndërkaq, Kryesuesi i Shtabit Komunal Ramadan Basha tha se Kamenica momentalisht është duke ecur mjaft mirë për respektimin e masave të dhëna nga Qeveria, dhe se në Kamenicë deri sot nuk ka ndonjë rast të dyshuar me COVID-19.

“Jemi duke ecur mjaft mirë, deri sot nuk ka as ndonjë të infektuar e as të dyshuar me COVID-19 në Kamenicë”, ka shtuar Basha.

Shtabi Emergjent Komunal së bashku me stafin mjekësor treguan se deri më sot në Komunën e Kamenicës nuk kanë hasur në ndonjë problem për mos zbatimin e masave të marra nga Qeveria dhe Instituti.

Gjithashtu ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi dhe t’i zbatojnë masat e dhëna nga Qeveria, Instituti dhe Komuna.