DYLON

ShSKUK: Ulet në 498 numri i pacientëve në trajtim nga COVID-19

ShSKUK: Ulet në 498 numri i pacientëve në trajtim nga COVID-19
Avatar photo Redaksia

Në klinikat COVID të Qendrës Klinike Univeristare të Kosovës dhe spitalet e përgjithshme, është ulur numri i pacientëve që po trajtohen nga Sars-Cov-2.

Bazuar në raportet e datës 6 maj 2021 nga klinikat COVID të QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme, janë duke u trajtuar 498 pacientë, 376 janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë, 28 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 361 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.

EkoHigjiena

Në QKUK janë të shtrirë 215 pacientë

12 prej tyre në gjendje të rënduar

145 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë

167 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave

Klinika Infektive, 95 pacientë

Klinika Infektive II ( mjekësia sportive), 24 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 70 pacientë

Mjekimi Intensiv -COVID, 14 pacientë + 2 në Repartin Intensiv në Klinikën Infektive

Klinika e Pediatrisë, 8 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 4 paciente

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 283 pacientë

16 prej tyre në gjendje të rënduar

231 të konfirmuar pozitivë

194 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme

Spitali i Prizrenit, 54 pacientë

Spitali i Gjakovës, 49 pacientë

Spitali i Pejës, 64 pacientë

Spitali i Gjilanit, 34 pacientë

Spitali i Ferizajt, 37 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 35 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 10 pacientë. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.