ShSKUK: Qendra Emergjente mbetet e angazhuar në ofrimin e kujdesit të menjëhershëm dhe efikas
Qendra Emergjente e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës është në gatishmëri të plotë, për të pranuar, trajtuar dhe intervenuar në çdo rast që paraqitet në këtë shërbim, njofton Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK).
Sipas ShSKUK, stafi mjekësor dhe infermieror, me profesionalizëm të lartë dhe përkushtim të vazhdueshëm, ofron shërbime cilësore dhe në kohë për të gjithë pacientët që kanë nevojë për ndihmë urgjente.
“Qendra Emergjente mbetet e angazhuar në ofrimin e kujdesit të menjëhershëm dhe efikas, duke garantuar trajtim adekuat për çdo rast në çdo kohë”, thuhet në njoftimi ne ShSUK-së. /2LON;INE/
