DYLON

ShSKUK përfiton donacion në vlerë 100 mijë euro

ShSKUK përfiton donacion në vlerë 100 mijë euro
Avatar photo Redaksia

Është nënshkruar memorandumi i ​ bashkëpunimit ndërmjet​ Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës dhe​ Organizatës Care for Kosovo Kids.

Qëllimi i këtij memorandumi është renovimi i Laboratorit të Patologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku përveç renovimit, parashihet edhe blerja e pajisjeve të reja në vlerë 100 mijë euro.

EkoHigjiena

Dr. Valbon Krasniqi, drejtor​ i SHSKUK-së, falënderoi donatorët, duke siguruar se donacionet e tilla do të shfrytëzohen në mënyrën më të mirë të mundshme për pacientët.

Ndërsa, Dr. Sevim Cinci, përfaqësuese e autorizuar nga CFKK, tha se si organizatë kanë mbështetur në vazhdimësi QKUK-në dhe në të ardhmen do ta mbështesin edhe me donacione të tjera, duke mos lënë anash as fëmijët me kancer.

Care for Kosova Kids në vazhdimësi ka dhuruar donacione për QKUK-në, duke përfshirë barnat dhe citostatikët për fëmijë në Repartin e Hemato-Onkologjisë në Klinikën e Pediatrisë. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.