DYLON

SHSKUK: Në QKUK, i shpëtohet jeta një 21 vjeçari

SHSKUK: Në QKUK, i shpëtohet jeta një 21 vjeçari
Avatar photo Redaksia

Po vazhdon të zbatohet me sukses projekti nacional i Stroke Center në kuadër të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, thuhet në një njoftim të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK)

Mbrëmë, një të riu 21 vjeçar, në fazën e hershme të humbjes së aftësisë së të folurit, të lëvizshmërisë së dorës dhe këmbës së djathtë, i është kryer trombektomia mekanike ( heqja e gjakut të ngjizur në arterien e trurit në mënyrë mekanike), rasti i dytë në Kosovë.

Ky intervenim është kryer në Klinikën e Radiologjisë, në bashkëpunim me Klinikën Emergjente, Klinikën e Neurologjisë dhe atë të Anestezionit, ku pas procedurës së kryer tek pacienti rezultoi me kthimin e menjëhershëm të lëvizshmërisë së humbur të gjymtyrëve.

EkoHigjiena

Ekipi mjekësor përbëhej nga radiologët, Dr. Bujar Imeri, Dr. Ilir Bejta, Dr. Jeton Shatri udhëhequr nga Dr. Bujar Gjikolli, përkrahur nga ekipi i anestezionit Dr Arjan Ademi, anestezisti Tafil Gashi , Dr. Nerxhivane Halimi, Dr. Gazmend Hasbahta dhe Dr.Shkëndije Nuza.

Me këtë procedurë po stabilizohen shërbimet e neuroradiologjisë intervente në Klinikën e Radiologjisë duke ofruar mundësi pacientëve kosovarë të cilët këto shërbime nuk i kanë pasur më parë.

Për realizimin e këtyre procedurave, sistemi i shërbimeve shëndetësore në Kosovë duhet të jetë efektiv dhe reagimi duhet të bëhet para kalimit të dritares kohore prej 4-5 orëve nga fillimi i sulmit iskemik në tru, thuhet në fund të njoftimit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.