DYLON

ShSKUK: Në Klinikën e Neurologjisë me sukses të plotë po kryhet Elektromioneurografia

ShSKUK: Në Klinikën e Neurologjisë me sukses të plotë po kryhet Elektromioneurografia
Avatar photo Redaksia

“Në Klinikën e Neurologjisë, në QKUK, me sukses të plotë po kryhet Elektromioneurografia (EMNG), metodë moderne që ndihmon në diagnostikimin e sëmundjeve të nervave periferikë dhe muskujve”, bënë të ditur Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK).

ShSKUK bënë me dije se me përkushtimin e stafit profesional dhe pajisjet e avancuara, gjatë këtij viti janë ofruar 1 mijë e 137 EMNG, shërbim i sigurt, i saktë dhe i besueshëm për pacientët nga e gjithë Kosova.

EkoHigjiena

“Vizitat dhe ekzaminimet kryhen me përkushtim maksimal për një diagnozë të hershme dhe trajtim më efikas. Së shpejti, pas trajnimit të stafit, ky shërbim do të ofrohet edhe në spitalet e përgjithshme”, bënë të ditur ShSKUK.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.