DYLON

ShSKUK: Mbi 92 mijë pacientë u trajtuan në Klinikën Emergjente

ShSKUK: Mbi 92 mijë pacientë u trajtuan në Klinikën Emergjente
Avatar photo Redaksia

Klinika Emergjente e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), vazhdon të mbetet institucioni më i ngarkuar me pacientë në sistemin publik shëndetësor në vend, njofton Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK).

Sipas të dhënave zyrtare nga kjo klinikë, 92 mijë e 615 pacientë kanë marrë shërbime mjekësore emergjente, gjatë vitit 2022.

EkoHigjiena

-Shërbimi Internistik, 26 mijë e 608 pacientë

– Shërbimi Kirurgjik, 20 mijë e 671 pacientë, Shërbimi i Reanimacionit, 19 mijë e 809 pacientë

-Shërbimi i Ortopedisë, 19 mijë e 861 pacientë

Po ashtu, janë kryer 1 mijë e 146 operacione në sallat operative emergjente dhe 5 mijë e 66 intervenime në sallën e vogël të intervenimeve, Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.