DYLON

ShSKUK: Klinika e Kardiologjisë vazhdon të zgjerojë gamën e shërbimeve intervente në fushën e çrregullimeve të ritmit

ShSKUK: Klinika e Kardiologjisë vazhdon të zgjerojë gamën e shërbimeve intervente në fushën e çrregullimeve të ritmit
Avatar photo Redaksia

Në Klinikën e Kardiologjisë, Shërbimi i Elektrofiziologjisë dhe Elektrostimulimit, për herë të parë u realizua me sukses ablacioni (djegia) radiofrekuent i takikardisë ventrikulare idiopatike të ventrikulit të majtë me qasje arteriale, te një pacient i moshës 37 vjeçare, bëhet e ditur nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.

Klinika e Kardiologjisë vazhdon të zgjerojë gamën e shërbimeve intervente në fushën e çrregullimeve të ritmit, me metodologji bashkëkohore dhe fal angazhimit e profesionalizmit të personelit të specializuar në këtë fushë.

EkoHigjiena

Këto procedura komplekse kryhen nën mbikqyrje të ekspertëve të huaj dhe konform udhërrëfyesve e rekomandimeve të Shoqatës Evropiane të Kardiologjisë (ESC).

Gjatë vitit 2022, asnjë pacientë me këtë patologji nuk është referuar për trajtim jashtë instuicioneve publike shëndetësore, bëhet e ditur nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.