Janë 1 mijë e 542 paciente që kanë marrë shërbime obstetrike- gjinekologjike, në kuadër të Klinikës së Gjinekolgjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, vetëm brenda 2 muajve të parë të vitit 2023, kurse gjatë 24-orëve, klinika trajton mbi 200 paciente, njofton Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.
Gjatë kësaj periudhe janë kryer 799 lindje, prej tyre 289 me operacion, 98 si raste urgjente mjekësore.
Në këtë klinikë është aktivizuar zyra e informatave, e poshtu është bërë përforcimi me staf profesional shtesë (nga stafi i brendshëm), në sallat e lindjes dhe repartet e tjera me ndjeshmëri.