DYLON

ShSKUK: Klinika e Endokrinologjisë ka rritur performancën e punës

ShSKUK: Klinika e Endokrinologjisë ka rritur performancën e punës
Avatar photo Redaksia

Klinika e Endokrinologjisë e Qendrës Klinike dhe Universitare e Kosovës ka rritur performancën e punës, ka bërë me dije Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK).

Bazuar në raportin e punës së tremujorit të parë të vitit 2023, vërehet rritje e dukshme e vëllimit të punës.

EkoHigjiena

Për këtë periudhë kohore ka pasur gjithsej 210 pacientë të shtrirë (rritje 15%), 4,315 vizita ambulantore (rritje 31%), 825 konsultime specialistike (rritje 27%).

këtë klinikë janë kryer edhe 960 ultrasonografi të tiroides (rritje 34%), 210 punksione aspirative të nodujve në tiroide (FNAB) (rritje 28%) gjatë të cileve janë diagnostikuar kancere të tiroides dhe patologji tjera.

Janë shkurtuar ditët e qëndrimit në klinikë për 23%., thuhet në njoftimin Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.