DYLON

ShSKUK është furnizuar me 12 aparatura të reja – ultrazë

ShSKUK është furnizuar me 12 aparatura të reja – ultrazë
Avatar photo Redaksia

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës është furnizuar me 12 aparatura të reja (ultrazë), prej tyre 10 ultrazë portabël (lëvizës deri tek shtrati i pacientëve) dhe 2 statike, të cilat shërbejnë për diagnostikim klinik të avancuar në shërbim të pacientëve.

Përmes paisjes së ultrazërit me sondë transezofageale pediatrike, vlerësimi ultrasonografik i zemrës tek fëmijët do të jetë më i lehtë.

EkoHigjiena

Furnizimi në vlerë rreth 300mijë euro është mundësuar nga huamarrja e Bankës Botërore, përmes Ministrisë së Shëndetësisë, në kuadër të projektit emergjent Covid-19 për Kosovë, i realizuar përmes prokurimit të UNOPS-it.

Me rastin e pranimit të këtyre pajisjeve, drejtori i përgjithshëm i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi, tha se këto aparatura të sofistikuara do të ndikojnë në ngritjen e cilësisë së shërbimeve, për pacientë që do të kenë nevojë për ekzaminime ultrasonografike.

Aparaturat do të shpërndahen në klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme rajonale.  /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.