Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, bashkë me bordin e drejtorëve shqyrtojnë zbatimin e rekomandimeve të dala nga auditimi i auditorit gjeneral.
Me qëllim të zbatimit të rekomandimeve të dala nga auditimi i auditorit gjeneral nga Pasqyrat Financiare të Komunës së Vitisë për vitin 2017, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka mbajtur një takim me bordin e drejtorëve.
Me ta, ka biseduar për të gjeturat e këtij auditimi, njëherit edhe implementimin e rekomandimeve të dhëna nga auditori gjeneral, me qenë se Vitia është pjesë e projektit USAID TEAM (Komuna Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse), projekt ky për mbështetje të implementimit të rekomandimeve të Zyrës Kombëtare të auditimit.
Ky takim ishte i dyti me radhë, pas mbledhjes së parë që është mbajtur me ekspertin e Auditimit nga Projekti USAID TEAM, Mentor Hyseni.