(2LONLINE) – Një delegacion i Kompanisë Gjermane MED-SORGA i kryesuar nga Uwe Repke ka vizituar komunën e Vitisë dhe më këtë rast ata kanë bashkëbiseduar me kryetarin e Komunës, Sokol Haliti, Zyrtarin për Mbrojtje të Mjedisit Alban Sokoli si dhe Hidroinxhnieren e Vitisë Diana Avdyli për mundësitë e ndërtimit të një impiante të ujërave të zeza në territorin e kësaj Komune.
Kreu i komunës së Vitisë, Sokol Haliti tha se ai është i gatshëm të bashkëpunoj me këtë kompani me qëllim që një projekt i tillë madhor të ndërtohet në këtë komunë.
Ndërkaq Alban Sokoli i cili njëherit është edhe përgjegjës për zbatimin e Planit Zhvillimor Komunal dhe atë Urban ka paraqitur sistemi e ujërave të zeza në Viti si dhe mundësitë e ndërtimit të një impianti për ujërat të zeza duke theksuar se territori i kësaj komune është shumë i përshtatshëm saj për këtë grumbullimit të këtyre ujërave në një pikë të përbashkët pasi që ajo mundëson derdhjen e tyre pa mjetet e pompimit.
Ndërkaq pas këtij takimi palët janë marrë vesh që të shikojnë hapat e më tutjeshëm që projekti i ndërtimit të impiantit në Viti të mundësohet nga donatorët. /2lonline/