DYLON

Shqyrtohen mundesitë e realizimit të aktiviteteve në mbështetje të personave dhe familjeve në nevojë

Shqyrtohen mundesitë e realizimit të aktiviteteve në mbështetje të personave dhe familjeve në nevojë
Redaksia

Në kuadër të aktiviteteve për Muajin e Solidaritetit, Kryqi i Kuq i Kosovës, Dega në Gjilan, së bashku me kryetaren e degës, Dr. Esma Mustafa, dhe stafin e degës, zhvilloi një vizitë në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Gjilan, ku u pritëm nga drejtoresha, znj. Mimoza Kadriu.

Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit të përbashkët dhe realizimin e aktiviteteve në mbështetje të personave dhe familjeve në nevojë.

EkoHigjiena

Me këtë rast, Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale dhuroi 30 palë tuta për fëmijët e familjeve në nevojë.

“Falënderojmë drejtoreshën znj. Mimoza Kadriu, për përkrahjen, bashkëpunimin dhe gatishmërinë për të kontribuar në mirëqenien e familjeve në nevojë”, thuhet në njoftimin e Kryqit të Kuq të Kosovës, Dega në Gjilan.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.