DYLON

Shqyrtohen mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet UKZ dhe TIKA-së

Shqyrtohen mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet UKZ dhe TIKA-së
Avatar photo Redaksia

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA)  dhe Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan,  shqyrtojnë mundësitë e bashkëpunimit në projekte të ndryshme universitare.

Për këtë u bisedua të premten ndërmjet Rektorit të UKZ-së Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku dhe shefes së Zyrës TIKA në Kosovë, znj. Fulya Aslan.

EkoHigjiena

Rektori Dërmaku e falënderoi shefin e TIKA-së për vizitën dhe mundësinë e bashkëpunimit, duke thanë se jemi mirënjohës për mbështetjen tuaj dhe presim  që bashkërisht të identifikojmë projektet që mund të mbështeten nga TIKA.

Shefja e TIKA-së, znj. Fulya Aslan, theksoi se fillimisht do të përgatiten për të nënshkruar një Marrëveshje Bashkëpunimi, për t’i hapur rrugë  realizimit të projekteve konkrete, ku sipas saj TIKA mund të ndihmojë UKZ-në për rritjen e bashkëpunimit edhe me universitetet në Turqi, duke ofruar mundësi për studentët dhe stafin  e Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.