/2L ONLINE/ – Organizuar nga Komuna e Vitisë, konkretisht Drejtoria për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit në bashkëpunim me projektin DEMOS sot në Viti, është mbajtur diskutimit publik me qytetarët e komunës së Vitisë dhe përfaqësues të këshillave të fshatrave rreth planit për mirëmbajtjen e Hapësirave të hapura publike dhe të planit Investiv për komunën e Vitisë.
Ky plan ndër tjerash parasheh mirëmbajtjen e të gjitha sipërfaqet publike me rendësi për zhvillimin e jetës shoqërorë dhe publike në këtë komunë. Gjatë këtij shqyrtimi publik është prezantuar edhe Plani financiar për realizimin e planit në fjalë.
Zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu i cili ishte edhe koordinator i grupit koordinues për realizimin e Planit për Mirëmbajtjen e Hapësirave të Hapura Publike dhe Planit Investiv për këtë komunë, ndër tjerash tha se në bashkëpunim me projektin DEMOS, komuna e Vitisë ka hartuar këtë plan të rëndësishëm.
“Vitin e kaluar ne së bashku me Helvetas-Demos kemi hartuar dhe miratuar në këtë sallë nga ana e këshilltareve të kuvendit komunal Planin e Mobilitetit, plan i cili qysh në këtë vit ka filluar të jetësohet në komunën tonë. Prandaj ne si qeveri komunale si kabinet i kryetarit Haliti e kemi parë të udhës që të punojmë edhe çështjen e Hapësirave të Hapura Publike dhe që po bëjmë përpjekje të krijojmë çdo ditë. Kuptohet ato që krijohen kërkojnë edhe mirëmbajtje e tyre dhe prandaj është i nevojshëm të këtë një plan për mirëmbajtjen e tyre”, u shpreh zv. Kryetari Aliu.
Kurse Alban Sokoli, pjesë e grupit punës dhe njëherit zyrtar pranë Drejtorisë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit prezantoj Planin për Mirëmbajtjen e Hapësirave të Hapura Publike ku theksoj se ky plan është 5 vjeçar por planifikohet të bëhet rishikimi i tij çdo vit.
Ai ndër tjerash bëri me dije me këtë plan parashihet mirëmbajtja e sipërfaqeve publike me rëndësi për zhvillimin e jetës shoqërore dhe publike në komunën e Vitisë si: parqet, sheshet, shëtitoret, shtrati i lumit, rrugët, trotuaret, tregjet, lapidarët, pllakat përkujtimore, varrezat e dëshmorëve etj.
Ndërkaq Shefki Aliu, nga DEFZH prezantoi planin financiar për vitin 2017-2021 duke potencuar se për realizimin e këtij plani për vitin 2017janë paraparë të shpenzohen gjithsej 130842.91€ në tri aktivitete kryesore.
Ajet Sallahu, Drejtor për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, tha se Komuna e Vitisë ka bërë përpjekje maksimale që të hartoj një plan i cili është i zbatueshëm dhe kërkoj nga kryetarët e këshillave të fshatrave që të kontribuojnë në përmirësimin e më tej të tij. Sallahu tha se plani do të jetë publik në ueb faqen e komunës së Vitisë.
Përndryshe ky takim është organizuar në mbështetje të projektit Helvetas Swiss Intercooperation-projekti DEMOS. Në fund të këtij takimi pjesëmarrësit dhanë vërejtjet dhe sugjerimet e tyre si dhe parashtruan disa pyetje lidhur me planin në fjalë. /2L ONLINE/