DYLON

Shqiptohet dënim me burgim prej 41 viteve ndaj të akuzuarëve F. M., R. M. DHE B. B.

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Një trup gjykues i Departamentit Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Gjilan, sot ka shpallur aktgjykimin, duke edënuar të akuzuarin F.M.me 25 (njëzetepesë) viteve burgim, R.M.13 (trembëdhjetë) vite e 6 (gjashtë) muaj burgim dheB. B.2 (dy) vite e 6 (gjashtë) muaj burgim.

I akuzuari F. M., shqiptar, shtetas i Republikës së Kosovës dyshohet se me datë 14.11.2013, rreth orës 23:30 minuta, në rrugën “Avdullah Tahiri”, pas një konflikti verbal nxjerrë revolen dhe i privon nga jeta dy vëllezërit F. L. dhe A. L.. Po ashtu i akuzuari me qëllim të privimit nga jeta me dashje ka shtënëedhe në drejtim të personave tjerë F. L. dhe A. L. (djemtë e të ndjerit F. L.), ku me këtë rast të dy persona kanë marr lëndime të rënda trupore dhe me këtë ka kryer veprën penale vrasje e rëndë, nga neni 179 paragrafi 1 nënparagrafi 1.11 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

EkoHigjiena

I akuzuari R. M. me dashje ka tentuar t’i privoj nga jeta të ndjerët F. L dhe A. L. si dhe të dëmtuarin F. L., me ç ka kryer veprën penale vrasje e rëndë e mbetur në tentativë nga neni 179 paragrafi 1 nënparagrafi 1.11 lidhur me nenet 28 dhe 29 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ndërsa i akuzuari i tretë B. B., në kohën dhe datën e njëjtë sulmon të dëmtuarit, me çka ka kryer veprën penale pjesëmarrja në rrahje, nga neni 190 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Trupi gjykues ka vendosur që ndaj të akuzuarit F. M. i dënuar me 25 vite burgim dhe të akuzuarit R. M. i dënuar me 13 vite e 6 muaj burgim të i vazhdohet paraburgimi, derisa aktgjykimi të bëhet i formës së prerë, por jo më gjatë se dënimet e shqiptuara.

Ndërsa ndaj të akuzuarit B. B. i dënuar me 2 vite e 6 muaj burgim, të i ndërpritet paraburgimi dhe i njëjti të lirohet me datë 15.07.2015.

Palët gëzojnë të drejtën e kontestimit të këtij aktgjykimi në Gjykatën e Apelit. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.