Gjykata Themelore në Gjilan ka shpallë Aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit E. E. në kohëzgjatje prej gjashtë (6) muaj burgim dhe dënim plotësues ndalimi i ushtrimit të profesionit në kohëzgjatje prej një (1) viti, nga dita kur aktgjykimi të marr formën e prerë.
I akuzuari E. E., me datë 22.05.2012 në cilësinë e mjekut në Spitalin Regjional në Gjilan ka
kërkuar dhe pranuar të holla në shumën prej 30 euro nga e dëmtuara L. H. për lëshimin e tre
raporteve specialistike.
Me këto veprime i akuzuari E. E. ka kryer veprën penale marrje ryshfeti, neni 343 paragrafi 1 të
Kodit Penal të Kosovës (KPK).
I akuzuari është gjykuar për këtë vepër edhe vite më parë, mirëpo Gjykata e Apelit ka rikthyer
lëndën në rigjykim.
Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.