Shqiptohet dënim me burgim dhe gjobë për veprën penale marrje ryshfeti

Shqiptohet dënim me burgim dhe gjobë për veprën penale marrje ryshfeti

Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall Aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit S. D. në kohëzgjatje prej pesëmbëdhjetë (15) muaj burgim, dënim me gjobë në shumën prej treqind (300) euro, si dhe dënim plotësues ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike në kohëzgjatje prej 2 (dy) viteve, pas mbajtjes së dënimit me burgim.

I akuzuari S. D., me datë 20.10.2017 në cilësinë e zyrtarit – Inspektor në Komunën e Kamenicës me dashje të drejt për drejtë ka marr ryshfet nga i dëmtuari B. Sh. shumën prej 500 (pesëqind) euro, në mënyrë që të lejoj të zhvillojë veprimtarinë e biznesit tij “Taxi City”.

Pas bastisjes nga ana e zyrtarëve policorë në bashkëpunim me prokurorin e rastit, tek i akuzuari janë gjetur të hollat.

Me këto veprime i akuzuari S. D. ka kryer veprën penale marrje ryshfeti, neni 428 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës (KPRK).

I akuzuari është gjykuar për këtë vepër në vitin 2018, mirëpo Gjykata e Apelit ka rikthyer lëndën në rigjykim.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

KOMENTE