Shqiptohen 619 gjoba për qytetarë që nuk respektuan masat antiCOVID-19

Shqiptohen 619 gjoba për qytetarë që nuk respektuan masat antiCOVID-19

Policia e Kosovës ka bërë me dije se edhe gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar gjoba ndaj personave që nuk respektuan masat antiCOVID të vendosura nga institucionet shëndetësore.

Janë shqiptuar 619 tiketat në bazë të ligjit Covid-19, për ata që nuk e kanë respektuar atë.

Sipas policisë, poashtu janë gjithsej 572 tiketa trafiku të shqiptuara për drejtues automjetesh, për shkelje të rregullave në komunikacion.

Përndryshe, gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur 23 aksidente me të lënduar dhe 17 aksidente me dëme materiale, por pa të lënduar.

Gjatë kësaj periudhe kohore, nga policia janë arrestuar 16 persona , 6 janë dërguar në mbajtje, 1 në ndalim policor dhe 3 në vuajte të dënimit. /2LONLINE.com/

KOMENTE