Aktivitete javore në trafikun rrugor
Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, njësia rajonale e trafikut rrugor dhe stacionet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë Gjilan gjatë periudhës kohore 19.07.2024 – 15.07.2024 në vazhdën e implementimit të planit operativ ‘’Rrethi’’ ka shqiptuar njëmijë e shtatëqind e gjashtëdhjetë (1760) gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor.
Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtij plani janë ndërmarr aktivitete edhe në:
- Hetim i dyzet e pesë (45) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,
- Hetim i njëzet e dy (22) aksidenteve të trafikut me të lënduar,
- Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për tridhjetë (30) ngasës,
- Shqiptuar dyzet e nëntë (49) gjoba ndaj drejtuesve të motoçikletave dhe janë përjashtuar nga komunikacioni njëzet e tetë (28) prej tyre.
Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafikut rrugor, Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik, të përshtatin ngasjen dhe shpejtësinë me kushtet e rrugës.
Siguria në trafik është përgjegjësi e përbashkët dhe kërkon angazhimin e të gjithëve. /2LONLINE/