Shqiptohen 2 mijë e 283 gjoba trafik, shkatohen 31 aksidente dhe arrestohen 14 të dyshuar brenda 24 orëve të fundit
Duke iu referuar statistikave policore brenda 24 orëve të fundit, në tërë territorin e vendit janë shqiptuar 2 mijë e 283 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.
Policia e Kosovës në raportin e saj ka bërë me dije për 31 aksidente trafiku, 8 me lëndime dhe 23 me dëme materiale, por pa të lënduar, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Përndryshe, brenda kësaj periudhe kohore janë arrestuar 14 persona, 8 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 1 në vuajtje të dënimit. /2LONLINE/
